Lista globale ProZ.com e shërbimeve të përkthimit
 The translation workplace
Ideas

A new ProZ.com translation contests interface is currently in development, and a preview contest is underway. Click here to visit the new interface »

Previous ProZ.com translation contests

anglisht » shqip - 3 finalists


Sandhu, Sukhdev 343 words
Winters used to be cold in England. We, my parents especially, spent them watching the wrestling. The wrestling they watched on their black-and-white television sets on Saturday afternoons represented a brief intrusion of life and colour in their otherwise monochrome lives. Their work overalls were faded, the sofa cover—unchanged for years—was faded, their memories of the people they had been before coming to England were fading too. My parents, their whole generation, treadmilled away the best years of their lives toiling in factories for shoddy paypackets. A life of drudgery, of deformed spines, of chronic arthritis, of severed hands. They bit their lips and put up with the pain. They had no option but to. In their minds they tried to switch off—to ignore the slights of co-workers, not to bridle against the glib cackling of foremen, and, in the case of Indian women, not to fret when they were slapped about by their husbands. Put up with the pain, they told themselves, deal with the pain—the shooting pains up the arms, the corroded hip joints, the back seizures from leaning over sewing machines for too many years, the callused knuckles from handwashing clothes, the rheumy knees from scrubbing the kitchen floor with their husbands' used underpants.

When my parents sat down to watch the wrestling on Saturday afternoons, milky cardamon tea in hand, they wanted to be enter­tained, they wanted a laugh. But they also wanted the good guy, just for once, to triumph over the bad guy. They wanted the swaggering, braying bully to get his come-uppance. They prayed for the nice guy, lying there on the canvas, trapped in a double-finger interlock or clutching his kidneys in agony, not to submit. If only he could hold out just a bit longer, bear the pain, last the course. If only he did these things, chances were, wrestling being what it was, that he would triumph. It was only a qualified victory, however. You'd see the winner, exhausted, barely able to wave to the crowd. The triumph was mainly one of survival.







Entry #1 - Points: 16 - WINNER!
Blerta Alikaj
Blerta Alikaj
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Dimrat ishin të ftohtë në Angli. Ne, sidomos prindërit e mi, i kalonim duke parë mundje. Mundja që ata shihnin në televizorat e tyre bardhë e zi të shtunave pasdite, ishte një ndërhyrje e beftë plot ngjyra në jetën e tyre gri. Kominosheve të punës u kishte dalë boja, mbulesa e divanit e pandryshuar prej vitesh ishte zbardhur, bile edhe njerëzit që ata kishin qenë para se të vinin në Angli, po zbeheshin. Prindërit e mi, si tërë brezi i tyre, i shkuan vitet më të mira të jetës duke u rropatur fabrikave për pagesa meskine. Jetë plot lodhje, me shpina të shtrembëruara, reumatizëm e duar të prera. Ata veç kafshonin buzët dhe duronin dhimbjet. Nuk kishin rrugëdalje tjetër. Përpiqeshin të largoheshin mendërisht nga realiteti, të duronin përbuzjen e kolegëve, të mos nxeheshin me kakarisjet e shefave, dhe, veçanërisht për gratë indiane, të mos shqetësoheshin kur hanin dru nga burrat e tyre. -Duroje dhimbjen - i thoshin vetes - Kaloje dhimbjen; therjet në shpatulla, këputjet e kërbishteve, dhimbjet e shpinës nga kërrusja mbi makinën qepëse për vite të tëra, kallot e duarve nga fërkimi i rrobave me dorë, reumatizmën e gjunjëve nga kruarja e dyshemeve me mbathjet e përdorura të burrave të tyre.

Kur prindërit e mi uleshin të shihnin mundje të shtunave pasdite me çaj aromatik me qumësht në duar, ata donin të zbaviteshin, donin të qeshnin. Por gjithashtu, ata donin që të paktën një herë i miri të triumfonte mbi të keqin. Ata donin që ngacamani mburravec e zëgomar të merrte atë qe meritonte. Ata luteshin qe i miri, i cili ose lëngonte në dysheme, ose ishte kapërthyer në krahët e të keqit, ose ishte duke shtrënguar veshkat në agoni, të mos dorëzohej. Të paktën ta shtynte dhe ca, të duronte dhimbjen, ta mbaronte ndeshjen. Nëse i bënte këto gjëra, kishte mundësi të triumfonte. Megjithatë fitorja ishte fitore me pikë. E shikoje fituesin të lodhur e të këputur, që mezi ia bënte turmës me dorë. Triumfi ishte më shumë mbijetesë se fitore.
Vox populi, vox Dei.



Entry #2 - Points: 15
Dimrat ishin të ftohtë në Angli. Ne, prindërit e mi në veçanti, e kalonim dimrin duke parë ndeshjet e mundjes. Ndeshjet që shihnin në ata televizorët e tyre bardhë e zi të dielave pasdite sillnin një grimcë të shkurtër jete dhe ngjyrash në jetën e tyre njëngjyrëshe. Kominoshet i kishin të dala boje, mbulesa e divanit – që s’mbahej mend sa vite kishte pa u ndërruar – ishte e dalë boje, e kishin humbur ngjyrën edhe kujtimet që kishin për vetveten, cilët kishin qenë përpara se të vinin në Angli. Prindërit e mi, i gjithë brezi i tyre, i kishin tretur vitet më të mira të jetës së tyre duke u rropatur nëpër fabrika për dy para'. Një jetë sfilitjeje, kurrizesh të kërrusur, artriti kronik dhe duarsh të gjymtuara. Por ata kafshonin buzën dhe e duruan dhimbjen. Nuk kishin zgjidhje tjetër veç kësaj. Mundoheshin ta shkëpusnin fillin e mendjes—të silleshin sikur s’i kishin për gjë mospërfilljet e shokëve të punës, ulnin kokën kur dëgjonin të zgërdhirat tallëse të shefave dhe duhet të mos mendonin shumë kur gratë indiane zhdëpeshin në dru nga burrat të tyre. Duroje dhimbjen, i thoshin vetes, mposhte dhimbjen—dhimbjen therëse në krahë, në kupat e gjurit, krizat e shpinës nga kërrusja shumëvjeçare mbi makinat qepëse, duart plot me kallo nga larja e rrobave me dorë, gjunjët reumatikë nga larja e dyshemesë së kuzhinës me mbathjet e vjetra të burrit.

Kur prindërit e mi uleshin të shihnin mundjen të dielave pasdite, me çajin me kardamon e qumësht në dorë, donin të zbaviteshin, donin të qeshnin. Donin që i miri, vetëm një herë të vetme, ta mundte të keqin. Donin që ai kokorroçi që kapadaisej e ulërinte, të merrte një dru të mirë. I luteshin Zotit për të mirin të shtrirë në tapet, të zënë nën vete ose që shtrëngonte ijet në agoni, që ai të mos dorëzohej. Ah sikur të mbahej vetëm pak më shumë, ta duronte dhimbjen, ta zgjaste pak ndeshjen. Sikur të vepronte ashtu, kishte shanse që të fitonte sepse mundja e tillë ishte. Prapë se prapë ishte vetëm një fitore me kokën në torbë. E shikoje fituesin, të rraskapitur, që mezi ia bënte me dorë turmës. Fitorja ishte fitore për mbijetesë.



Entry #3 - Points: 10
Dimrat ishin të ftohtë në Angli. Ne, në veçanti prindërit e mi, i kalonim ata duke shikuar mundjen. Mundjen që ata shikonin në televizorët e tyre bardhë e zi të shtunave pasdite pasqyronte ikjen për pak kohë nga monotonia e jetës së përditshme, përndryshe njëngjyrëshe. Rrobave të tyre të punës u kishte dalë boja, mbulesa e divanit – e pandërruar vite me radhë – kishte humbur bojën, kujtimet e tyre për atë se çfarë njerëz kishin qenë para se të vinin në Angli gjithashtu po veniteshin. Prindërit e mi, brezi i tyre i tërë, kaluan vitet më të mira të jetës me punë të mundimshme nëpër fabrika për paga të ulëta. Një jetë angarie, kurrizesh të deformuar, artriti kronik, duarsh të vrazhda. Ata kafshonin buzët dhe duronin dhimbjen. Nuk kishin alternativë tjetër veçse të. Në mendjet e tyre ata mundoheshin të sillnin diçka tjetër – të injoronin mospërfilljet e bashkëpunëtorëve, jo t’u kundërviheshin llomotitjeve të lehta të kryepunëtorëve, dhe, në rast të grave indiane, të mos zemëroheshin kur ato hanin shuplaka nga burrat e tyre. Duroni dhimbjen, i thoshin vetes, merruni me të – dhimbjet e thekshme nëpër krahë, nyjat e gërryera në ije, bllokimet e kurrizit nga përkulja mbi makinat qepëse për shumë vite me radhë, grushtet e rrudhosur nga larja e rrobave me duar, gjunjët e ftohur duke pastruar dyshemenë e kuzhinës me të linjtat e vjetruara të burrave të tyre.

Kur prindërit e mi uleshin për të shikuar mundjen të shtunave pasdreke, me çajin e bardhë kardamon në duar, ata donin të argëtoheshin, donin të qeshnin. Por ata gjithashtu donin më i miri, të triumfonte mbi të keqin, vetëm njëherë. Donin që mburracaku, kokorroçi ulëritës të merrte ndëshkimin. Ata luteshin për djaloshin e sjellshëm, shtrirë në atë skenë, i kurthuar plotësisht në duel ose duke shtrënguar veshkat në agoni, për të mos u nënshtruar. Vetëm sikur të mund të mbahej edhe për pak kohë, të duronte dhimbjen, ta çonte deri në fund. Vetëm po t’i bënte këto gjëra, me atë çfarë ishte mundja, gjasat ishin që ai të triumfonte. Megjithëse, ishte vetëm fitore e kualifikuar. Do të shihje fituesin, të rraskapitur, që mezi e përshëndet turmën me dorë. Triumfi ishte kryesisht ai i të mbijetuarit.



« return to the contest overview



Translation contests
A fun way to take a break from your normal routine and test - and hone - your skills with colleagues.